Gruevski kërkon përgjegjësi për sulmin mbi Todorovin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi sot se ka ndodhur një tentativë për atentat ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sipas tij, ka qenë me paramendim. Ai kërkoi përgjegjësi jo vetëm nga kryerësi, por, siç tha edhe nga nxitësit e atmosferës së këtillë në shoqëri.

“Është shtënë nga afërsi në kokën e Nikolla Todorovit. Reagimi i shpejtë në një pjesë të sekondës e ka shpëtuar Todorovin nga plumbi i parë i qëlluar, ndërsa nga reagimi i policisë nga plumbi i dytë i qëlluar. Këto pjesë të sekondës vendosën që ai të jetë gjallë, ndërsa dy fëmijët e tij të mos mbeten jetimë”, tha Gruevski në konferencën për shtyp.

Sipas tij, kjo vrasje në tentativë nuk erdhi rastësisht as pa përgatitje të atmosferës për këtë.

Ky rast, shtoi Gruevski nuk do të na frikësojë as nuk do të ndërrojë mendim në veprimet tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button