‘Vallja’ e fundit e Gruevskit, Ivanovit dhe Dimitrievit

Presidenti Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me ish-kryeministrat Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, dhe Emill Dimitriev, ka shprehur pritje se VMRO-DPMNE-ja si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të japë kontribut në proceset për realizim të qëllimeve strategjike, si dhe ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA.

“Presidenti Ivanov iu falënderua të dy ish-kryeministrave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në periudhën e kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë investoi përpjekje të mëdha për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Ivanovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button