fbpx

“Çdo vit nga Afrika dalin ilegalisht 50 miliardë dollarë”

Këshilltari i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA), Adeyinka Adeyemi, ka thënë se çdo vit nga Afrika dalin jashtë kontinentit në mënyrë ilegale mesatarisht 50 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Çdo vit nga Afrika dalin në mënyrë ilegale 50 miliardë dollarë. Në 50 vitet e fundit, nga Afrika ilegalisht janë nxjerrë jashtë vendit një trilion dollarë. Kjo shifër është pothuajse e barabartë me ndihmat që i janë dhënë Afrikës”, ka thënë Adeyemi për agjencinë e lajmeve të Nigerisë.

Adeyemi ka potencuar se Afrika nuk do të kishte nevojë për ndihmën e shteteve të tjera sikur të parandalohej dalja e këtyre parave nga kontinenti.

“Ndihmat ndaj Afrikës duhet vazhduar, megjithatë, së pari duhet t’i ruajmë paratë tona”, ka thënë Adeyemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button