Kreshnik Bekteshi mori funksionin e Ministrit të Ekonomisë nga Driton Kuçi

Kreshnik Bekteshi sot zyrtarisht morri postin e Ministrit të Ekonomisë. Ai e mori detyrën nga paraardhësi i tij Driton Kuçi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të funksionit ministri i deritanishëm Kuçi ka njoftuar homologun e tij Bekteshi me projektet gjatë mandatit të tij dhe me kompetencat që bartë Ministria e Ekonomisë, duke theksuar domosdoshmërinë e funksionimit të qëllimeve ekzistuese, siç janë rritja ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve dhe përmirësimii vazhdueshëm i klimës së biznesit, ndërsa i uroi punë të suksesshme ministrit të ri.

Ministri i ri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ceremonisë tha se ia fillon këtë detyrë me përkushtim të madh dhe përgjegjësi të plotë, i vetëdijshëm për situatën e vështirë nëpër të cilat kaloi shteti, si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike dhe sociale.

‘Jam i vetëdijshëm se kjo gjendje është pasqyruar në jetën e çdo qytetari dhe qytetareje dhe për pritshmëritë e larta që kemi të gjithë nga ky fillim i ri. E di se na presin shumë sfida por zotohem se do të punoj ndërgjegjshëm dhe me zell për të krijuar dhe përforcuar kushte për një ekonomi të fuqishme – që në qendër do të ketë mirëqenjen e të gjithë qytetarëve, për zhvillim ekonomik në harmoni me natyrën dhe standard jetese në harmoni me dinjitetin njerëzor[ theksoi ministri Bekteshi.

‘Na pret shumë punë që bashkarisht t’a bëjmë këtë hapsirë-vend ku njerëzit shohin ardhmërinë, ku duan të qëndrojnë dhe të krijojnë- vend ku duan të ktehen. Të përveshim mëngët!’, shtoi ministri Bekteshi.

Kreshnik Bekteshi ka mbaruar studimet e larta në degën e Arteve të Zbatuara, shkencës, sipërmarrjes dhe zhvillimit të biznesit në Rochester Institute of Technology në Nju Jork, ku në vitin 2008 ka fituar titullin bachelor në Shkenca të Aplikuara në Menaxhimin dhe Administrimin e biznesit. Magistraturën e ka mbaruar Universitetin e Sheffield-it në Selanik, në drejtimin e Menaxhmentit dhe Strategji-Logjistika dhe menaxhimi me zinxhirin e furnizimit.

Ministri Kreshnik Bekteshi vjen nga Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë si promotor ekonomik në Belgjikë dhe Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button