Kuvendi i Maqedonisë: Hiqet testimi ekstern, zgjedhjet lokale në tetor

Me 64 vota ”për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur” është shfuqizuar ligji për testim ekstern që nënkupton moszbatim  të tij tani e tutje, njofton Portalb.mk.

“Aplikimi i deritashëm tregoi se testimi ekstern në vend se ta rrisë kualitetin dhe ta përmirësoj gjendjen e arsimit në Maqedoni, ai shkoi duke e keqësuar edhe më shumë. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit prej ekspertëve dhe të involvuarit në sistemin arsimor, arsimtarët shpesh herë kanë dërguar kritika ndaj këtij testimi”, shkruan ndër të tjerash në propozim-ndryshimin e ligjit të propozuar nga LSDM dhe BDI.

Depuetetja Ivana Tufegxhik tha se shlyerja e testimit e ekstern është njëra nga prioritetet e reformave që priten të vijojnë.

Për Stefan Bogoev nga LSDM testimi ekstern është koncept katastrofal.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites nga vazhdimi i katërt i seancës solli  edhe ndryshime në Kodin zgjedhor me çka do të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve lokale në gjysmën e parë të tetorit dhe vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave. 

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës VMRO-DPMNE.

Paraprakisht sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të RM-së.

14.45- Votohet propozim vendimi për përbërjen e komisioneve të Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot me 66 vota pro, dhe asnjë abstemim dhe kundër e votoi Propozim vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë seancë me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilin zgjedhjet lokale parashikohet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit të këtij viti, si dhe ndryshimet ligjore për pezullim të testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme.

Propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Vesel Memedi dhe Ilija Dimovski, siç elaborojnë propozuesit është me qëllim të tejkalimit të situatës në Republikën e Maqedonisë për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale në maj të vitit 2017 dhe propozimi që zgjedhjet për anëtarë të këshillave dhe për kryetarë komunash të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.

Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsim të mesëm, dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në procedurë të shkurtuar propozohen që të pezullohet testimi ekstern.

Seanca, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të vazhdojë kur do të krijohen kushte për shqyrtimin e saj dhe pasi që do t’i njoftojnë komisionet se i kanë shqyrtuar me procedurë dhe me procedurë të parashikuar me ligj.

Në seancën e sotme u janë verifikuar mandatet e deputetëve Nevenka Stamenkovska, Nikica Korubin, Miroslav Jovanoviq, Sllavica Shumanski Miteva, Sashko Atanasov, Liljana Popovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska.

 

11.09- Kuvendi sot do ta heq testimin ekstern dhe do ta vazhdojë mandatin e kryetarëve dhe këshilltarëve të Komunave

Kuvendi për sot ka program të gjerë për punë, sepse përveç zgjedhjes së komisioneve parlamentare, do të vendos edhe për propozim-ligjin që të vazhdojë mandati i kryetarëve të Komunave dhe këshilltarëve të tyre, si dhe për heqjen e testimit ekstern, njofton Portalb.mk.

Vazhdimi i mandateve të këshilltarëve dhe kryetarëve  të Komunave do të bëhet me propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor pas procedurës së shkurtuar. Projekt ligji u dorëzua nga Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe nga Vesel Memedi.

Testimi ekstern do të shfuqizohet me ndryshimin dhe me plotësimin e ligjeve për shkollim fillor dhe të mesëm, si dhe të ligjit për arsimtarë të shkollave fillore dhe të mesme. Të gjitha tri ligjet janë dorëzuar nga koalicioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button