Ky është përbërësi që duhet të shtoni çdo ditë në dush, ju ndihmon të bini nga pesha

Dëshira për të humbur peshë mund të kthehet në një makth të vërtetë, sidomos nëse jeni përpara ‘’presioneve’’ të mundshme që mund të jenë ardhja e stinës së plazhit apo ndonjë event i rëndësishëm dhe fustani që keni blerë ju rri ende i ngushtë.

Kjo periudhë që mes femrash njihet si periudhë lufte, ju detyron të provoni truke të ndryshme duke filluar nga dietat, ushtrimet në palestër e deri tek trajtimet alternative në shtëpi e klinika bukurie, transmeton Gazeta Monitor.

Por nëse nuk arrini të keni rezultatin e dëshiruar, mos e lini ‘’luftën me kaq’’. Ndonjëherë mund të humbasësh peshë duke mos bërë gjë, më saktë thjesht duke u larë.

Natyra na ka ofruar pafundësi zgjedhjesh dhe midis tyra është edhe kripa Epsom, e cila nëse shtohet ditë për ditë në vaskë e kthen larjen në një proces detoksifikues që shkrin dhjamin, aktivizon metabolizmin duke lehtësuar në këtë mënyrë rënien në peshë. Niseni fillimisht me një lugë gjelle kripë Epsom, për të rritur dozën ditët në vijim nga dy deri në pesë lugë gjelle. Sipas studimeve të ndryshme, edhe nëse shtoni prej 500 gr kripë Epsom, nuk do të sjellë asnjë efekt të padëshiruar.

Më pas qëndroni në ujë për 15-20 minuta, jo më shumë. Këshillohet që thjesht të masazhoni trupin me anjë të një sfungjeri dhe të shijoni ngrohtësinë. Po ku qëndron veçantia e kësaj kripe ?

Kripa Epsom e ka marrë emrin nga një kripë pak e hidhur në Epsom, Angli. Në fakt nuk është kripë, por një kompleks i pastër natyral i magnezit dhe sulfateve.

E njohur si një ilaç natyral për një numër sëmundjesh, kripa Epsom ka përfitime të shumta shëndetësore. Magnezi luan shumë funksione në organizëm, rregullon veprimtarinë e 325 enzimave në trup, ulin inflamacionet, ndihmojnë muskujt dhe funksione nervore.

Kripë Epsom ka veti të dobishme që mund të qetësojnë trupin, mendjen dhe shpirtin. Kur tretet në ujë të ngrohtë, kripa Epsom absorbohet nëpërmjet lëkurës dhe rigjeneron nivelin e magneziumit në trup. Magnezi ndihmon për të prodhuar serotoninën, e cila krijon një ndjenjë qetësie dhe relaksi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button