Remenski: Qeveria e re duhet të largojë shovinizmin politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare u shpreh se krahas shlyerjes së shumë borxheve të lëna nga përbërja e kaluar, Qeveria e re duhet të fokusohet maksimalisht edhe në largimin e shovinizmit politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Krahas shlyerjes së borxheve dhe eliminimit të mangësive të mëdha që duhet t’i bëjë Qeveria e Zoran Zaevit ai duhet të largojë shovinizmin politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së si në nivel shoqëror por edhe institucionale duke rikthyer dialogun ndërpartiak dhe ndëretnik. Largimi i shovinizmit politik dhe korruptiv nga strukturat institucionale do të nënkuptonte edhe dekriminalizim të institucioneve dhe rikthimin e profesionalizmin  të tyre për qytetarët e Maqedonisë. E kjo do të nënkupton edhe rikthim në perspektivën në NATO dhe BE”, tha Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button