Pemova: Qeveria e re nuk mund të jetë reformatore me BDI-në në të

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Vesna Pemova në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare u shpreh se një qeveri e cila duhej të ishte reformatore nuk duhet të mbajë në vete Bashkimin Demokratik për Integrim, njofton Portalb.mk.

“Si ka mundësi që ju të flisni për reforma kur në Qeveri keni Bashkimin Demokratik për Integrim i cili në vete kanë persona të përfshirë në afera korruptive. Kjo qeveri duhej të ishte reformatore, por me këtë përfshirje të BDI-së ajo nuk mund të jetë e tillë”, tha Pemova.

LEXO: Rikthehet seanca kuvendore, deri në mesnatë Qeveria e re

LEXO: Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button