Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re

Kryetari i RDK-së dhe njëherit deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët në foltoren e kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare fton partitë politike të ndryshojnë fjalorin politik, kjo jo vetëm për të mirën e Qeverisë e cila duhet të jetë reformatore por edhe për dobinë e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

LEXO: Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

“Përkushtimi për Qeverinë e re ka çmimin e vet dhe se kjo ka ka filluar që para dy vjetëve. Ky përkushtim për dy vjet nuk është i mjaftueshëm që të rijmë këtu dhe të mos vazhdojmë më tej. Në histori kemi pasur shumë njerëz të cilët kanë dhënë shumë përkushtim për të ndryshuar, dhe sërish nuk kanë pasur sukses. Kjo ka ndodhur edhe me pejgamberët dhe prijësit historik, kush jemi ne që të themi se kemi pasur sukses dhe se kjo përfundon këtu. Sundimi i së drejtës dhe të vërtetës do të ndodh kur ne do të jemi të përkushtuar për të drejtës dhe të vërtetën. Kjo do të ndodh me besimin dhe përkushtimin ndaj kombit dhe religjionit. Kjo duhet të mbahet me kompetencë edhe nga partitë shqiptare dhe atyre maqedonase”, tha Memedi.

Memedi vlerëson dhe fton që të jepet maksimumi “për shkak të këtyre dështimeve ne duhet të bëjmë përkushtim dhe luftë që të bashkëpunojmë ndërmjet vete që ta ndryshojmë  fjalorin politik si për qytetarët por edhe për politikanët”.

Memedi gjithashtu vlerëson se edhe pse janë pjesë e Qeverisë sërish ai si deputet dhe si koalicion do të vazhdojnë të jenë përmirësues të Qeverisë nëpërmjet propozim-ligjeve dhe miratimin ose jo të tyre në Kuvend

“Nga nesër do të jeni ministra të rinj, dhe për të gjitha propozime që do ti parashtroni në Kuvend dhe për të gjitha vendimet që do ti ndërmerrni ne do të jemi korrektor të atyre. Besoj se bashkërisht do të bëjmë të mirën që të mos shmangemi nga rruga e së drejtës dhe të mirës të cilat do të na qojnë drejt rrugës së integrimit në NATO dhe BE”, tha Memedi.

Ai kërkon që në programin e ri qeveritar përveç fokusimit në arsimin fillor dhe të mesëm mirë është të bëhen ndryshime dhe ndërhyrje edhe në arsimin e lartë, ngaqë siç shprehet ai, “un vij nga arsimi sipëror, dhe atje ka shumë mangësi që duhet të largohen sa më shpejtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button