Renova dhe Shkëndija e mbyllin me fitore, Shkupi me mendje te balotazhi

Ka përfunduar sezoni futbollistik 2016/17 i Ligës së Parë të Maqedonisë ku shumë javë më parë e kishim mësuar se kush është kampion (Vardari), ndërsa dy javë para së të përfundojë sezoni e mësuam se edhe kush janë udhëtarët e fundit për në garat kualifikuese për Ligën e Evropës si dhe ekipet që nga sezoni i ardhshëm do të garojnë në një rang më të ulët.

Vardari është kampion, Shkëndija edhe këtë sezon nënkampione, Rabotniçki ka përfunduar në pozitën e tretë, e Pelisteri i katërti dhe fitues i kupës së Maqedonisë. Mesi i artë ishte për Renovën dhe Sileksin, ndërsa Pobeda pothuajse me foto finish e tejkaloi Shkupin për të mbetur në kategorinë e më të mirëve, ndërsa Shkupin e presin dy ndeshje të balotazhit ndaj Novacit fillimisht të dielën, e më pas të mërkurën nëse do të mbetet në Ligën e Parë apo do të jetë në rang më të ulët.

Bregallnica dhe Makedonija Gj.P nga sezoni i ardhshëm garojnë në ligën e dytë.

Sot kur java e 36-të ishte vetëm për statistik, Shkëndija e fitoi Pelisterin në Tetovë me rezultat 3:1. Mysafirët të parët kishin kaluar në epërsi me Ilijoskin, ndërsa dy herë shënoi Shpend Asani dhe një gol i Viktor Jufos që kuqezinjtë ta mbyllin sezonin me fitore.

Renova e ka mundur Pobedën si mysafire me rezultat të thellë 0:3, me dy gola të shënuar nga Remzifaik Selmani dhe Mexhit Neziri.

Shkupi sot luajti me ekipin e juniorëve, duke i lënë të pushojnë futbollistët me përvojë për duelin e balotazhit. Në ndeshjen ndaj Makedonija Gj.P. barazoi 1:1, ndërsa golat i shënuan fillimisht Jasharovski për mysafirët, ndërsa Kadriu barazoi për Shkupin

Në ndeshjet tjera Vardari dhe Sileksi barazuan pa gola 0:0, ndërsa Bregallnica e fitoi me rezultat të thellë 6:2 Rabotniçkin. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button