DSSHBM: Mbështesim Avokatin e Popullit në heqjen e teksteve diskriminuese në katedrën e Psikologjisë

Koalicioni DSSHBM dhe LGBT Junajted Tetovë nëpërmjet kumtesës së dërguar për media e përshëndesin angazhimin e Avokatit të Popullit dhe vendimin e Fakultetit Filozofik të Universitetit Shtetëror të Tetovës për tërheqjen e përmbajtjeve të kontestueshme, siç shprehen ata diskriminuese, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë që në pajtim me informimin të cilin e pranuam nga Avokati i Popullit, në afatin më të shpejtë të mundur do të tërhiqen, që do të thotë edhe një hap përpara drejt tërheqjes së përmbajtjeve diskriminuese në arsimin sipëror dhe transformimin e tij në arsim emancipues, që promovon respektim dhe avancim të drejtave të njeriut, në vend të kërcënimit të tyre”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e DSSHBM-së.

Nga atje sqarojnë se “avokati i Popullit u deklarua pozitivisht rreth parashtesës së Koalicionit DSSHBM dhe vërtetoi përmbajtje diskriminuese në librat e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovëse e cila kishte të bëjë me përmbajtjet diskriminuese dhe shqetësuese ndaj personave LGBT dhe personave të sëmurë nga HIV në librat “Psikopatologjia te fëmijët dhe të rinjtë” nga autorja Gordana Stankovska dhe “Psikologjia mjekësore” e autorëve Gordana Stankovska dhe Myqereme Rusi”.

Autoret e librave të lartpërmendur po ashtu janë deklaruar se “do të korrigjohen të gjitha lëshimet, ashtu që do të pranohen të gjitha propozimet dhe sugjerimet e Avokatit të Popullit, me çka terminologjia dhe qëndrimet të cilat nuk përputhen me standardet dhe dokumentet më të reja ndërkombëtare për këto kategori të personave, do të hiqen ose të zëvendësohen në mënyrë adekuate…”.

Në veprimin e Avokatit të Popullit, ai iu drejtua Këshillit edukativo-shkencor të Fakultetit Filozofik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës ku përdoren këto libra shkollor, me çka ka kërkuar dhe sugjeruar për nevojën që institucioni në mënyrë konsekuente t’i përmbahet dhe të veprojë në pajtim me Ligjin, ligjet dhe rregullativën ndërkombëtare, e cila e përfshinë sferën e cekur tematike.

Nga fakulteti kanë dalë me deklaratën se “librat e publikuar dhe ndihmesat mësimore janë botuar në kohën kur është përdorur terminologjia e cekur, e cila ka të bëjë me zhvillimin psiko-seksual dhe çrregullimet e tija” edhe pse librat janë botuar në vitin 2006 dhe 2011, ndërsa homoseksualiteti nuk është sëmundje/çrregullim që nga viti 1990.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button