Misovski drejtuar VMRO-DPMNE-së: Ju jeni fajtor direkt për përpjekje për likuidim

Deputeti Goran Misovski në foltoren e kuvendit ku zhvillohet seanca për formimin e Qeverisë tha se kolegët e tij të VMRO-DPMNE-së janë fajtorë për sulmin ndaj deputetëve në të enjten e përgjakshme me 27 prill, njofton Portalb.mk.

“Ai që është më përgjegjës ju iki nga grupi i deputetëve. Kush do t’i mbulojë traumat e djalit tim i cili i ka ndjek në lajmet e drejtpërdrejta se si njerëzit e afërt të VMRO-DPMNE-së u munduan të na likuidojnë, unë dhe Oliver Spasovski menduam se nuk do të dalim të gjallë”, tha Misovski.

Duke iu drejtuar deputetit, Dimitar Stefanaxhija, ai theksoi se “frojdovski” ka treguar se për pak do të mburreshin katër ministra në Qeveri dhe kjo është e saktë, për shkak përpjekjes për likuidim të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button