Ana e errët e përdorimit të deodorantit që nuk e ke ditur

Përdorimi i deodorantit është bërë një veprim rutinë i çdo mëngjesi. Ndoshta ke vite me radhë që blen të njëjtën markë deodoranti dhe që të duket se funksionon shumë mirë, por pikërisht këtu ka diçka që duhet ta dish, për më tepër që tani ka më shumë informacion për ndikimet e dëmshme që ka deodoranti. Për njërin prej veprimeve më të thjeshta e të sigurta të mëngjesit, ka diçka që duhet ta dish, shkruan Revista Class.
Një problem tjetër me deodorantët është se mund të rrisin bakteret që prodhojnë erën e keqe në sqetull. Dr. Mercola thotë: “Arsyeja e erës është sepse bakteret që jetojnë në sqetull kthejnë lipidet dhe aminoacidet e gjetura në djersë në substanca me një erë të dallueshme.” Shumë deodorantë përmbajnë alumin për të luftuar erën e keqe. Megjithatë, deodorantët zbuloi ndikojnë në ekuilibrin bakterial në sqetulla.
Së fundi, është përfolur edhe lidhja e deodorantit dhe kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit. Shumë deodorantë përmbajnë parabene dhe alumin, të cilat mund të absorbohen përmes lëkurës dhe të kenë efekte estrogjene. Kjo është shqetësuese, sepse estrogjeni nxit rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Megjithatë, nuk ka prova të forta që mbështesin këto teori.
Tani që i di dobësitë e përdorimit të deodorantit, investo në deodorantët natyralë që nuk janë bërë me kimikate të dëmshme.