Studimi? Gjyshërit kontribojnë në mirëqenien e fëmijëve

Një studim i Universitetit të Oksforditi ka treguar se gjyshërit luajnë një rol jetësor në mirëqenien e fëmijëve dhe rezultatet janë përdorur për të informuar politikat familjare në Mbretërinë e Bashkuar.

Me ndryshimin e modeleve familjare, rritja e moshës së jetëgjatësisë, numrit të punësimit për të dy prindërit dhe rritjes së divorceve e shkëputjeve familjare, ka bërë që gjyshërit të luajnë një rol më të madh në jetën e nipërve e mbesave të tyre.
Studimi i Profesor Ann Buchanan nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Ndërhyrjes tregoi se një nivel i lartë i përfshirjes së gjyshërve rrit mirëqenien e fëmijëve. Me një kampion prej më shumë se 1500 fëmijësh shfaqën se një nivel i lartë i përfshirjes së gjyshërve sillte më pak probleme emocionale dhe sjellore.
Roli i gjyshërve është i pallogaritshëm në këto kohë në politikat familjare në Britaninë e Madhe, dhe gjyshërit nuk kanë asnjë të drejtë ligjore që të takojnë nipërit e mbesat.

Megjithastë, Profesor Buchanan në studimin e saj ka treguar se përfshirja e tyre lidhet ngushtësisht me reduktimin e problematikave familjare të çdo lloji, por veçanërisht tek adoleshentët me prindër të ndarë apo të divorcuar.
Professor Buchanan ka adresuar të gjitha palët parlamentare për të rritur ndërgjegjësimin se si gjyshërit ndikojnë pozitivisht tek mirëqenia e fëmijëve.

Rezultatet e studimit gjithashtu sugjerojnë se roli i gjyshërve në politikat familjare të Britanisë duhen rishikuar.
Professor Buchanan ka rianalizuar tashmë të dhënat e studimit të saj, ku duket se përfshirja e gjyshit ndryshon nga ajo e gjyshes, ndërkohë që gjyshet janë të përfshira më tepër në dhënien e ngrohtësisë, gjyshërit angazhohen më tepër në aktivitete dhe mentorim të fëmijëve.
Libri i saj i kompletuar me titull “Gjyshërit: perspektiva globale” e publikuar nga Palgrave Macmillan, përfshin këtë analizë, si dhe përmban kapituj nga studime të akademikëve nga e gjithë bota rreth kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button