Dëshmitë e Kuvendit PTHP i dorëzoi në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Në lidhje me ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27.04.2017, Prokuroria Publike Shkup ka udhëhequr disa hetime dhe ka siguruar dëshmi të shumta, njofton Portalb.mk. E njëjta kërkon ndihmë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, sepse sipas tyre ata kanë kompetencë për hetim në këtë rast.

“Pas shqyrtimit të materialit dëshmues, Prokuroria konstatoi se ekziston bashkëveprim i disa të dyshuarve në zhvillimet e përgjithshme në ndërtesën e Kuvendit në rripin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërtesës. Bëhet fjalë për përzierje të akteve të kriminalizuara që nënkuptojnë arritjen e qenieve ligjore të një numri të madh të veprave penale të cilat nuk mund të përshkruhen vetëm si delikt në tavolinë.

Prokuroria Themelore Publike Shkup nga dëshmitë e mbledhura deri tani konstaton se e nevojshme është që në këtë fazë, në pajtim me rregullat ligjore, të përfshihet edhe Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, sepse një pjesë e veprimeve të ndërmarra nga ana e personave të përfshirë në ngjarje janë nën juridiksionin e kësaj prokurorie.

Nga këto shkaqe dosjet e lëndës janë dorëzuar në organet kompetente të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që e merr procedurën e mëtejshme.” thuhet në kumtesë.

Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon të hetojë në lidhje me personat e përfshirë në ngjarje, veprat e të cilëve janë penale për të cilën kompetente është Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button