U zgjodh Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive me 62 vota “Për” pa asnjë kundër dhe të përmbajtur zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin , anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Portalb.mk.

Për kryetar të Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, si zëvendës i tij Zoran Illioski, kurse si anëtarët të komisionit janë Antonio Milloshoski, Kërste Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia, Bllagica Llasovska, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhik, Xhevat Ademi dhe Zeqiria Ibrahimi.

Ashtu edhe siç u paralajmërua për mosprezencën e VMRO-DPMNE-së, ata nuk morën pjesë në përzgjedhjen e këtij Komisioni.

Pas kësaj Kuvendi duhet të vazhdojë seancën e dytë për zgjedhje të trupave punues pas së cilës vijon seanca për diskutim të përbërjes dhe programit të ri Qeveritar.

LEXO: VMRO-DPMNE nuk u paraqit: Bllokadë që në fillimin e seancës konstituive

LEXO: Seanca e dytë e Kuvendit të maqedonisë 

LEXO: Dita e dytë e zgjedhjes së Qeverisë së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button