Xhaferi u takua me bashkëraportuesit e Monitoring komisionit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u takua me bashkëraportuesit e Komisionit për respektim të obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare të ndërmarra gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, Lise Kristofersen, deputete nga Norvegjia dhe Valerij Gileçi, deputet nga Moldavia, të cilët në kuadër të post monitoring dialogut janë për vizitë dyditëshe punuese në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi sot pres shërbimi i Kuvendit, biseda e bashkëraportuesve me kryetarin e Xhaferi u përqëndrua në ngjarjet pas zgjedheve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, tejkalimin e krizës politike, gjendjes aktuale politike dhe zgjidhjes së sfidave të ardhshme.

Raportuesit i dëshiruan Xhaferit sukses në punë dhe kanë shprehur pritje se së shpejti do të formohet edhe Delegacion në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do ta reflektojë sistemimin e forcave në Kuvend dhe me të cilin do të kenë bashkëpunim të afërt.

“Postmonitoring dialogu, në të cilin në këtë moment gjendet Republika e Maqedonisë, ka për qëllim ta përkrah  përparimin ndaj demokracisë, respektimin e të drejtave  të njeriut dhe sundimin e së drejtës, si dhe plotësimin e tërësësishëm të obligimeve lidhur me të gjitha konventat e Këshillit të Evropës , ndaj të cilave shteti i është qasur. Dialogu bazohet në vlerësimet për situatën dhe përparimin të cilat Komisioni i bën në bashkëpunim me autoritetet kombëtare”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button