Tre seanca në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar tre seanca. Për në orën 10 është caktuar vazhdimi i 21-të i seancës së parë, në rend dite të së cilës është zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pas çka në orën 11 duhet të mbahet seanca e tretë për zgjedhjen e trupave punues, ndërsa në mesditë të vazhdojë seanca e dytë për zgjedhjen e qeverisë së re.

Propozim vendimi për themelimin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është parashtruar nga deputetët Goran Minovski, Ejup Alimi dhe Ilija Dimovski.

Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re, që filloi dje, duhet të përfundojë më vonë deri në mesnatë kur duhet të votojë për vendimin e propozuar nga mandatari Zoran Zaev me të paktën 61 vota.

Në qeverinë e re, sipas propozim vendimit që e dorëzoi mandatari Zaev, ministrat kanë LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët kanë shumicë prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button