Maqedonia me Qeveri të re, Zoran Zaev kryeministër (FOTO)

Pas dy ditësh diskutimi për përbërjen dhe programin e ri qeveritar në Kuvendin e Maqedonisë, në ora 23.50 të 31 majit të 2017-s u zgjedh Qeveria e re e Maqedonisë në krye me liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.  

LEXO: Deklarata e parë e Zoran Zaevit si kryeministër i Maqedonisë, LSDM feston (FOTO+VIDEO)

Me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe 5 “të përmbajtur” deputetët e LSDM-së, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët i thanë PO Qeverisë së re.

Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat e rinj bënë betimin.

 

Në qeverinë e re, sipas propozim-përbërjes që e parashtroi mandatari Zaev, minsitri do të kenë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë shumicën prej 62 deputetëve në Kuvendin 120-anëtarësh.

Radmilla Shekerinska është zgjedhur ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, Dragan Tevdovski ministër i Financave, Nikolla Dimitrov ministër i Punëve të Jashtme, Renata Treneska Deskovska ministre e Arsimit dhe Shkencës, Goran Sugarevski ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Milla Carovska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Damjan Mançevski ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sadulla Duraku ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Bylent Salihu ministër i Drejtësisë, ministër i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, ministër i Shëndetësisë Arben Taravari dhe Robert Allagjizovski ministër i Kulturës.

Koço Angjushev është zgjedhur ministër pa portofol, i cili siç është paralajmëruar do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani gjithashtu është zgjedhur ministër pa portofol, por do të jetë zëvendëskryeminsitër për Eurointegrime, si dhe Hazbi Lika, i cili sipas paralajmërimeve do të jetë zëvendëskryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Kominiteteve.

Për ministra pa portofol janë zgjedhur edhe Edmond Ademi, Robert Popovski, Adan Qahil, Samka Ibraimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostollovska.

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë u bë sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi me votim publik, pas përfundimit të debatit që zgjati dy ditë.

 

LEXO: Zaev: Kjo qeveri do të jetë qeveri e shpresës dhe e së ardhmes

23.40: Pak minuta deri te votimi i Qeverisë

Pak minuta para mesnate kur edhe pritet të përfundojë koha për diskutim për përbërjen dhe programin e ri qeveritar, situata është nxehur në Kuvend.

Kjo erdhi si rezultat i debatit të ashpër ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët.

LEXO: Zaev ia dorëzon Xhaferit dëshminë se asnjë ministër nuk është i inkrimuar

Në ndërkohë, mandatari Zoran Zaev dorëzoi dëshminë se asnjë ministër nuk është i inkriminuar.

LEXO: Kasami reagon ndaj Grubit

LEXO: Grubi: Lëvizja BESA është lëvizje ik dhe duhet të largohet nga Kuvendi

LEXO: Remenski: Qeveria e re duhet të largojë shovinizmin politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së

LEXO: Pemova: Qeveria e re nuk mund të jetë reformatore me BDI-në në të

LEXO: Rikthehet seanca kuvendore, deri në mesnatë Qeveria e re

LEXO: Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re

21.38: Pjesa e fundit e diskutimit të përbërjes dhe programit të ri qeveritar

LEXO: Pemova: Qeveria e re nuk mund të jetë reformatore me BDI-në në të

LEXO: Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re

Pas pauzës së iftarit, seanca kuvendore ku po diskutohet edhe më tej në rendin e ditës përbërja dhe programi për zgjedhje të Qeverisë së Maqedonisë iu është rikthyer punës, njofton Portalb.mk.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së programi i ofruar qeveritar është populizëm, ka teza të përgjithshme pa afate konkrete. Ata me kritika edhe për numrin e rritur të ministrave.

Deputetët e LSDM-së nga ana tjetër vlerësojnë se projektet e parapara janë garantuar pasi që bazohen në projeksione reale dhe mundësi, ndërsa ekipin qeveritar e përbëjnë persona të dëshmuar në profesionin e tyre.

15.20

Pas pauzës njëorëshe në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët iu rikthyen diskutimit të tyre për përbërjen dhe programin e ri Qeveritar.

Ashtu si edhe në pjesën paraprake të kësaj seance, edhe tash kemi replika dhe kundër-replika ndërmjet deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, kurse Dimovski edhe në këtë pjesë replikoi ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi për përdorimin, siç shprehet ai, e paligjshëm të gjuhës shqipe në seancë.

Deputetët e LSDM në vazhdimësi iu drejtohen deputetëve të VMRO-DPMNE-së për ngjarjet e 27 prillit, për të cilat, siç shprehen ata, duhet të ju vijë turp dhe të kërkojnë falje.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja foli për Tamarën në Kuvend?!

LEXO: Dimovski: Kemi hyrë në skenar provokimi, Xhaferi na drejtohet shqip

12.50: Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Deputetët  e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së përplasen në mes vete në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kujtojnë të arriturat e tyre përgjatë mandatit të tyre qeveritar, përderisa nga ana tjetër deputetët e LSDM-së mohojnë ato të arritura ngaqë siç shprehen ata asgjë nuk mund të besojë në të mirën e tyre, ngaqë ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë janë dëshmi se sa e doni ju Maqedoninë dhe sa të mira keni bërë për të.

12.15: Filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë

Filloi seanca e tretë e Kuvendit të Maqedonisë me rend dite për diskutim të programit dhe përbërjes së re të Qeverisë së Maqedonisë..

LEXO: Tre seanca në Kuvend

Seanca për Qeverinë është seanca e tretë që do të mbahet sot në Kuvendin e Maqedonisë, ku dy të parat ishin për zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe zgjedhja e trupave punues.

11.30: “Kaloi” vendimi për trupat punues të Kuvendit

LEXO: “Kaloi” vendimi për trupat punues të Kuvendit

LEXO: VMRO-DPMNE nuk u paraqit: Bllokadë që në fillimin e seancës konstituive

LEXO: U zgjodh Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Në seancën e djeshme me të njëjtin rend të ditës pati përplasje ndërmjet kryeparlamentarit Talat Xhaferit, deputetëve të  Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së.

Pas replikave  për sa i përket inkriminimit të Bujar Osmanit dhe përdorimit të gjuhës shqipe në seancën kuvendore, mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Vllatko Gjorçev u shkaktua një polemikë jo edhe e shkurtër për çështje parimesh proceduralesh.

Gjatë kësaj seancë mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev e prezantoi programin e ri qeveritar, duke thënë se Qeveria e re do të angazhohet për integrim të vendit në strukturat euro-atlantike dhe se programi i Qeverisë së re do të jetë lëndë debati mes deputetëve, por edhe mes qytetarëve.

“Programi është dorëzuar në Kuvend dhe atë e kanë shqyrtuar të gjithë deputetët. Përbërja e Qeverisë përfshin të gjithë partitë si BDI dhe Aleancën për Shqiptarët. Programi përfshin pjesë të programeve të partive të cilat ishin pjesë e shumicës parlamentare. Qëllimi është anëtarësimi në BE dhe NATO , zhvillim i ekonomisë, zmadhim i rrogës mesatare për 16 mijë denarë. Për 30 mijë neto rrogë mesatare. Do të rrisë për 100% ndihmën ndaj ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve. Qeveria që në 100 ditëshin e parë do to paraqesë edhe arritjen e saj për të gjitha çështjet e premtuara paraprakisht. Qeveria do të sjell sistem të ri, me TVSH të ulët, do ta sjell tarifë të ulët të rrymës. Kush ka të ardhura më të vogla do të paguajë të tatime më të vogla. Do të ulet edhe pagesa për shërbim shëndetësor, për shërbimet komunale higjienike”, tha mes të tjerash mandatari i Qeverisë së re, Zoran Zaev.

Ndërsa, pas prezantimit të programit të ri Qeveritar nga mandatari Zoran Zaev, kanë reaguar nga VMRO-DOMNE ku Ilija Dimovski e ka kritikuar programin e ri Qeveritar, por edhe disa nga të përzgjedhurit për ministra të ardhshëm.

Ndërsa, kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, fjalimin e tij të parë e bëri me hyrje në gjuhën shqipe, por shtoi se do të vazhdojë që seancat t’i udhëheq në gjuhën maqedonase për siç tha ai “nivel të tolerancës” për të cilën pati reagime nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Përndryshe, seanca për diskutim të programit dhe përbërjes së re qeveritare sipas rregullores zgjat 2 ditë.

LEXO: Ibrahimi: LSDM i fal personat e inkriminuar të BDI-së?!

LEXO: Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button