Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Bajram Pashës

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, kryetari i Komunës së Gostivarit,  Nevzat Bejta realizoi takim me kryetarin e Komunës Bajram Pasha të Stambollit,  Atila Aydiner, njofton Portalb.mk.

Gjatë takimit u diskutuan raportet dhe bashkëpunimi mes dy Komunave e që datojnë nga viti 2005 nga mandati i parë i kryetarit Bejta.

Në këtë drejtim u përmend bashkëpunimi për rindërtimin e Shkollës fillore periferike “Mustafa Kemal Ataturk”, në fshatin Banjicë, ndërkohë që u shikuan mundësitë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kryetari Bejta vuri në dukje që vizita ishte kthyes dhe në shenjë respekti për ndihmën e ofruar deri më tani.

Gjatë vizitës, tha kryetari Bejta, vizitova shumë qytetarë me prejardhje nga Gostivari e që jetojnë dhe veprojnë në Stamboll.

Komuna Bajram Pasha disa vite me radhë po organizon iftarin kolektiv në qytetin e Gostivarit. Kjo traditë do të vijon edhe sivjet dhe krahas Komunës Ejup, edhe Komuna e Bajram Pashës do të shtron iftare të përbashkët me qytetarët e Gostivarit.

Në fund të takimit, homologët këmbyen dhurata me simbolet e vendeve respektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button