10 ditët e gjata, të “mrekullive” të mëdha!

Pushtetarët zemërhapur e dorëlirë me paratë e taksapaguesve.

Edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi fushata zgjedhore në muajin e shenjtë të Ramazanit, më ç’rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha “mrekullitë” e kësaj bote!

Si asnjëherë më parë do t’i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do të “hapin” shpirtin e zëmren para popullit të tyre. Mirëpo për dallim prej herave të tjera, kësaj radhe elektorati do të ketë rastin të votoj për tri blloqe të mëdha politike!

Në parim, krijimi i blloqeve parazgjedhore do duhej të thjeshtësonte vendimarrjen e qytetarëve në përcaktimin e votës së tyre, por do ta kenë akoma më të komplikuar situatën shkaku i koalicioneve të panatyrshme dhe bashkimit të opozitës me pozitën, si shprehja më e lartë e imoralitetit politik.

Si çdo herë më zëmërhapur dhe më dorëlirë (me paratë e taksapaguesve) do të jenë pushtetarët, duke ju ofruar gjithëçka e çdo gjë të “respektuarëve”, votuesve të tyre.

Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive politike,…donatorët do t’i hapin llogaritë e veta për më të fortit e politikës në këmbim të marrjes së tenderëve nesër!

Sa vendet e punës do të “hapën”, sa kilometrat e asfaltit do të “shtrohen”, sa shkolla do të “ndërtohën”, edhe sa fakultete do të “hapën”, sa shumë komuna të reja do të “krijohen”, sa shiritat e “përurimëve” do të këputën gjatë këtyre 10 ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen,…sa e sa familje do të ndihmohen me nga 2o, 30, 50 e deri në 100 euro më të vetmin qëllim që tua përfitojnë zëmrën varfanjakëve të shumtë të Kosovës.

Në televizionet publike dhe private qytetarët do të kenë rastin të shofin vetëm storie suksesi të pushtetarëve,…në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t’ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit, por jo deri në atë masën e dëshiruar shkaku i bashkimit pozitë-opozitë në koalicione parazgjedhore.

Të gjitha subjektet politike në mënyrën e tyre mundohën të përfitojnë përgjatë këtyre 10 ditëve të fushatës në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t’u servohen qytetarëve këtyre 10 ditëve të këtij muaji të shënjtë dhe “bereqetit” politik,…me të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinjë në katër vitet e ardhshme.

Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma më më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,…ngase shumë nga projektet e filluara nga fushata e kaluar zgjedhore kanë mbetë aty ku kishin nisur apo të papërfunduara akoma.

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionera i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrenjti premtimet e tyre.

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet tjera pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.

Këtë shkrim e bëra për t’i thirrur ndërgjegjës qytetare në fillim të fushatës legale elektorale, që të mos bien pre e premtimeve boshe,…t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë se; 20, 50 apo 100 euro,…është votë që përcakton të ardhmën e fëmijëve të tyre nesër.

Ata që ju harruan dje kur iu dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj me 11 qershor është votë që determinon të ardhmën e shtetit nesër dhe fatin tonë të përbashkët.

Se a do të triumfojë e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet pas numërimit të votave të 11 qershorit!

Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button