Arrihet marrëveshja, internet falas në të gjitha vendet e BE-së

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë rënë në ujdi që të vendosin financimin e internetit falas pa tela në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian.

Mësohet se marrëveshja e tre instancave më të rëndësishme të unionit parashikon internet falas të pranishëm në tregje, parqe, biblioteka, spitale dhe hapësirat tjera publike në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Iniciativa WiFi4 EU i kontribuon vizionit tonë që çdo fshat dhe qytet evropian, në qendrat e tyre të interesit publik të ketë internet falas pa tela deri në vitin 2020”, tha kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button