Filmi “A long way home” dhe “Toka” e Ibër Dearit triumfuan në “Albanian film week 2017” në New York (FOTO)

Filmi me titullin “A long way home” dhe “Toka” me regji dhe skenar të Ibër Dearit nga Maqedonia kanë triumfuar në festivalin e filmit shqiptar “Albanian film week” i cili mbahet në New York të Amerikës, njofton Portalb.mk.

Filmi “Toka” i ciImage may contain: 2 people, indoorli tek shikuesit vjen me rolin e aktorëve Adem Karaga, Afrim Muçaj dhe Amernis Nokshiqi është shpërblyer me çmimin ‘Filmi më i mirë i shkurtër’, kurse filmi i dytë “A long way home” me aktorët Mirsad Abazi, Sefedin Shabani dhe Musa Isufi ka triumfuar në kategorinë e ‘Regjia më e mirë’.

Filmi “Toka” është mbështetur nga Agjencia e Fondit të Maqedonisë përderisa filmi “A long way home” është vetëfinancim.

Për Portalb regjisori dhe skenaristi Ibër Deari u shpreh kështu:

“Ky është çmimi i nëntë që e fitoj në karrierën time. Këto dy çmimet e fundit kanë shumë rëndësi dhe vlerë dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe ndjehem tejmase i vlerësuar. Krahas çmimeve festivali “Albanian film week” më ka mundësuar shumë lidhje me producentë dhe artistë këtu në New York. Kam marr lëvdata dhe përkrahje për projektet e ardhshme”, tha nga New York-u, Deari.

Ndërsa drejtoresha e këtij festivali, Mrika Krasniqi e vlerësoi si të suksesshëm edhe këtë edicion dhe se paralajmëroi se edicioni i ardhshëm i tij do të jetë “International Filmmaker Festival of New York”.

“Festivali i filmit shqiptar në New York mbrëmë është mbyllur me sukses dhe ka vlerësuar me çmime filmat më të mirë në kategori të ndryshme. Ne do të vazhdojmë edicionin e radhës me një emër të ri: International Filmmaker Festival of New York me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përkrahim artistët shqiptar”, tha Krasniqi.

Ndërsa, filmi i metrazhit të gjatë “Home sweet home”, me regji të Faton Bajraktarit është shpërblyer me tri çmime duke rrëmbyer kështu edhe çmimin kryesor siç është ‘Filmi më i mirë’. Njëkohësisht ky film është fitues edhe i çmimeve të dy aktorëve më të mirë siç janë Donat Qosja ‘Aktori më i mirë’ dhe Arta Muqaj ‘Aktorja më e mirë’.

Krahas Dearit dhe Bajraktarit, në këtë festival edhe regjisori Besim Ugzmajli është shpërblyer me çmimin ‘Dokumentari më i mirë’ kurse aktori Isli Hoxha dhe producenti Enkelejd Vasilis Mezini u shpërblyen me çertifikata.

Përndryshe, mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit Albanian Film Week, i cili ka nis më datën 26 maj dhe përfundoi me ndarjen e çmimeve të filmave më të mirë, që u shfaqën në New York, aty edhe ku mbahet ky festival. Ky ishte edicioni i gjashtë i festivalit, juria e të cilit ishte: Amina Zhaman, Fatrin Krajk, Jamal Hodge, Diar Xani dhe Lulzim Guhelli.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button