Zvogëlohet prodhimi industrial

Prodhimi industrial në muajin prill të këtij viti është zvogëluar për 1,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa në katër muajt e parë është më i ulët për 1,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, prodhimi industrial në prill të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar në sektorin e Minierave dhe nxjerrjen e gurëve shënon rritje prej 2,9 për qind, në sektorin e Industrisë për përpunim ka rënie prej 2,8 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 1,2 për qind.

Zvogëlimi në sektorin e Industrisë për përpunim është rezultat, para së gjithash, i prodhimit të zvogëluar në sektorët Prodhim i produkteve ushqimore, Prodhimin e pijeve, prodhimin e veshjeve, prodhimin e produkteve prej gomës dhe produkteve prej masave plastike, Prodhimin e metaleve dhe Prodhimin e pajisjeve elektrike.

Sipas grupeve industriale kryesore, prodhimi në prill 2017, në raport me vitin 2016, shënoi rritje tek Energjia për 0,4 për qind dhe Produkte kapitale për 2,8 për qind, ndërsa rënie shënon tek Produktet intermediale, përveç energjisë për 1,2 për qind, Produkte të përhershme për konsum të gjerë për 9,1 dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,2 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button