Milevski shpalli listën për Poloni 2017 dhe Itali 2019

Seleksionuesi i Maqedonisë në futboll për gjeneratën deri moshën 21 vjeçare, Bllagoja Milevski në konferencë para gazetarëve, shpalosi dy lista për grumbullimet e reprezentuesve të shpresave. Njëra listë është me 17-të futbollistë të cilët do të udhëtojnë në Kampionatin Evropian në Poloni 2017, ndërsa tjetra me gjeneratën e re 1996/97, e cila përgatitet për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Italia 2019”. Nga lista e dytë, seleksionuesi Milevski do të thërrasë 6 deri 7 futbollistë për t’u bashkuar me ekipin U 21 që do të udhëtojë për në Poloni. Në listën e futbollistëve të cilët janë të sigurtë për grumbullimin kontinental në qershor, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Janë pothuajse emrat e njëjtë që bartën barrën kryesore në ciklin eliminator dhe arritën suksesin më të madh në historinë e futbollit të Maqedonisë.

“Fillimisht dua që ti respektoj të gjithë ata të cilën e bartën barën kryesore për plasman në KE dhe ata të cilët na e sollën suksesin më të madh në histori. Kemi disa futbollist që janë në dyshim për KE, por janë gjetur në listë. Mirë që Bejtullai pas lëndimit filloi me stërvitje, ndërsa në dyshim është Angellov, i cili është në proces stërvitor por nuk dihet se a do të mund të luajë në Poloni. Deri në ditën e fundit për paraqitje të futbollistëve, do të vendosim, se kush do të shkojë në Poloni. Planifikojmë që numri i tyre të jetë 24 prej të cilëve tre do të jenë portier”, deklaroi Milevski.

Portierë: Igor Aleksovski (Vardari), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Sharlloa-Belgjikë), Darko Velkovski (Vardar), Visar Musliu (Renova), Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Besir Demiri (Vardar);

Mesfushorë: Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht-Hungari), David Babunski (Jokohama-Japoni), Daniel Avramovski (Olimpija-Slloveni);

Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndija), Viktor Angellov (Ujpesht-Hungari), Nikolla Gjorgjiev (Grashopers-Zvicër), Filip Pivkovski (Landskrona-Suedi), Kire Markoski (Rabotniçki).

Lista futbollistëve të gjeneratës 96/97.

Portierë: Filip Iliq (Gandzasar-Armeni), Bobi Celeski (Makedonija Gj.P.)

Mbrojtës: David Atanasovski (Akademia Pandev), Nehar Sadiki (Rabotniçki), Kostadin Çeshmexhiev (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Javor-Serbi), Jovan Popzllatanov (Pelister), Stefan Kostov (Bregallnica), Besart Krivanjeva (Shkupi), Filip Stojanovski (Apolonia-Shqipëri);

Mesfushorë: Elif Elmaz (Rabotniçki), Ennur Totre (Shkëndija), Davor Zdravkovski (Makedonija Gj.P.), Stefan Jeftovski (Lokomotiv Plovdiv-Bullgari), Martin Mirçeski (Pelister), Din Allomeroviq (Makedonija Gj.P.), Kalvin N’Sombo, Kristijan Filipovski (Sileksi);

Sulmues: Emil Abaz (Spartak-Serbi), Tihomir Kostadinov (Zllate Moravce-Sllovaki), Petar Petkovski (Vardari), Remzifaik Selmani (Renova), Benjamin Demir (Rabotniçki), Boban Georgiev (Bregallnica), Daniel Kreziq (Odevold-Suedi), Matej Cvetanovski (Makedonija Gj.P.).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button