Berlini “shuplakë” Trumpit: Politikat e tij po dobësojnë BE-në

Vetëm 24 orë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Europa nuk mund të varej më nga aleatët e saj tradicionalë, të tillë si SHBA dhe Britania, diplomati më i lartë në vend, Sigmar Gabriel shkoi një hap më tej, shkruan Top Channel.

Ministri i Jashtëm kritikoi ashpër presidentin Donald Trump, duke pretenduar se veprimet e tij e kishin dobësuar perëndimin dhe akuzoi qeverinë amerikane se ishte kundër interesave të Bashkimit Europian.

“Cilido që përshpejton ndryshimet klimatike, duke dobësuar mbrojtjen e ambjentit, që shet më shumë armë në zonat e konfliktit dhe që nuk dëshiron të zgjidhë politikisht konfliktet fetare, po e vë në rrezik paqen në Europë. Politikat dritë-shkurtëra të qeverisë amerikane janë kundër interesit të BE-së”, tha Gabriel.

Duke folur në vazhdën e tryezës së tretë të Berlinit për refugjatët e emigracionit, Gabriel i kërkoi Europës të mos qëndrojë pasive përballe administratës amerikane, duke mos ia kursyer kritikat.

“Administrata Trump kërkon t’i vërë kapakun marrëveshjes së klimës, do të fuqizojë aksionin ushtarak në rajonet konfliktuale dhe nuk do të lejojë personat e besimeve të caktuara, të hyjnë në SHBA. Nëse europianët nuk do të kundërshtojnë këtë gjë tani, vala e emigracionit drejt Europës do të vazhdojë të rritet. Ata që nuk kundërshtojnë këtë politikë amerikane janë fajtorë”, tha Sigmar Gabriel

Edhe lideri i opozitës gjermane, Martin Schulz, akuzoi Trump se ishte përpjekur të poshtëronte kancelaren Merkel në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button