Përfitimet shëndetësore nga farat e lulediellit

Imagjinoni se sa do përfitonit nëse çdo ditë do të hanit një grusht nga këto farat e lulediellit.
Vitamina E, magnez, bakër, selenium, vitamina B6, folate, hekur, potasium, të gjitha këto minerale, vitamina dhe enzima gjenden në një farë të vetme luledielli, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet bindëse përse farat e lulediellit nuk duhet t’i mungojnë regjimit tuaj të përditshëm.

1. Promovojnë shëndetin e zemrës

Këto fara kanë dy lëndë ushqyese të nevojshme për shëndetin e zemrës: vitamina E dhe folate, transmeton kp. Vitamina E ka një funksion antioksidues dhe nëse konsumohet rregullisht mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2. Të ngrenë humorin

Farat e lulediellit janë të pasura në magnez, mineral i cili është provuar të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga depresioni.

3. Farat e lulediellit mund të ulin nivelin e kolesteroli në gjak nëse konsumohen rregullisht.

4. Flokë të bukur dhe lëkurë e shëndetshme

Acidet yndyrore esenciale së bashku vitaminën E ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga dëmtimi i rrezeve UVA dhe UVB.

5. Mban nën kontroll presionin e gjakut Nivelet e larta të magnezit përshpejtojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

6. Mbështet funksionet e tiroideve Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit, mineral i domosdoshëm për sistemin endokrin.

7. Balancon nivelet e sheqerit në gjak

8. Forcojnë sistemin imunitar Sasia e madhe e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit forcojnë sistemin imunitar.

9. Kanë vetitë anti-inflamatore Vitamina E punon për të stabilizuar radikalet në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur komponentët qelizorë dhe molekulare që janë në rrezik për inflamacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button