Ramazani ka ndikim të madh në rrafshin arsimor, ja se si

Një rrafsh në të cilin Ramazani dukshëm reflekton, është rrafshi arsimor dhe ngritjes fetare, gjegjësisht pasurimit të njeriut me njohuri fetare.

Në Ramazan, më tepër se kurdoherë tjetër, besimtari mëson për fenë. Në veçanti brezat e rinj kanë rastin që të dëgjojnë më tepër çështje fetare. Në këtë mënyrë Ramazani luan rol të rëndësishëm në ngritjen intelektuale të familjes muslimane dhe për hapjen e horizonteve të reja të dijes fetare në shoqëri në përgjithësi.

Ramazani ndikon në shumë mënyra në ngritjen e vetëdijes së arsimit fetar të familjes, kurse ne me këtë rast do të përmendim si vijon:

Këshillat prindërore: Është evidente në familjen muslimane se, kur vjen muaji i Ramazanit, shtohen edhe këshillat fetare të më të vjetërve karshi më të rinjve. Kështu, në muajin e Ramazanit dëgjon prindin apo dikë tjetër më të vjetër në familje duke u thënë më të rinjve: ”Bën kështu” ose “Mos bëj ashtu”; “Kjo bën” e “Kjo nuk bën”; “Ki kujdes”, “Mate veten se tani është Ramazan” etj. Në këtë mënyrë në Ramazan anëtarët e familjes kanë mundësi më tepër të dëgjojnë nga prindërit e tyre për atë se çka është  e lejuar e çka është e ndaluar në fe. Edhe pse në familjen muslimane çdo herë duhet të flitet dhe këshillohet për Islam.

Me këtë rast, më duhet të nënvizoj se ngritja e vetëdijes dhe dijes fetare në familje, në kohën tonë, nuk bëhet vetëm nga më të vjetrit dhe prindërit, por si rezultat i zhvillimit të rrjetit të internetit dhe literaturës islame, në shume raste vërejmë që më i riu, në fakt fëmija, i këshillon prindërit dhe më të vjetrit për Islam, dhe u tregon se çka bën e çka nuk bën nga aspekti fetar, kjo ngaqë si rezultat i leximit dhe komunikimit, brezat e rinj janë ngritur mjaft me dije fetare, diçka që brezat e vjetër nuk  kanë pasur në diskonim në kohën e tyre.

Ligjërata ditore: Është e njohur se në xhamitë tona, në muajin e bekuar të Ramazanit, mbahen ligjërata ditore nga ana e hoxhallarëve, madje disa raste edhe dy apo më shumë ligjërata në ditë. Po ashtu, interesimi i besimtarëve për ligjëratat në Ramazan është më i dukshëm se jashtë tij. Pjesëmarrja në ligjëratat e Ramazanit dallon me atë se nuk është vetëm për të moshuarit, por edhe për të rinjtë dhe fëmijët, si dhe për gratë. Kështu, në Ramazan, në xhami për ligjëratë e kemi komplet familjen. Në këtë mënyrë, duke dëgjuar ligjëratat e tërë familja, ajo fiton njohuri të reja, apo i forcon dhe zgjeron ato që i ka për Islamin. Në këtë mënyrë Ramazani qartë reflekton edhe në arsimin dhe ngritjen fetare të familjes.

Mediumet: Mediumet elektronike dhe ato të shkruara, në muajin Ramazan, i kushtojnë hapësirë më të madhe elementit fetar. Në faqet dhe edicionet e tyre janë të pranishme më tepër tema fetare. Në këtë mënyrë, Ramazani dhe përmes mediumeve ndikon në pasurimin e individit me njohuri fetare, e si rezultat i kësaj edhe të familjes.

Pjesë e marrë nga libri “Ramazani muaji i familjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button