Koordinimi te Xhaferi bojkotohet nga VMRO-DPMNE-ja

Përfaqësuesit e partive politike ishin në koordinim te kryeparlamentari Talat Xhaferi në vazhdën e seancës së nesërme për fomim të Qeverisë së Maqedonisë ku të vetmit që munguan ishin VMRO-DPMNE-ja, njofton Portalb.mk.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) si përfaqësues ishte Oliver Spasovski, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ejup Alimi, nga Aleanca për Shqiptarët Vesel Memedi, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) Bardhyl Dauti dhe nga Lëvizja BESA Afrim Gashi.

Sipas Rregullores së Kuvendit, mandatari e prezanton programin dhe propozim-përbërjen e re të Qeverisë para deputetëve. Pas programit dhe propozimit të përbërjes së Qeverisë e njëjta shqyrtohet dy ditë nga deputetët dhe në ditën e tretë vihet në votim.

Përndryshe, ky koordinim te kryeparlamentari Talat Xhaferi erdhi pasi që për nesër, prej orës 11:00, është caktuar seancë për zgjedhjen e Qeverisë.

Kjo seancë u caktua pasi që Ljupço Nikollovski në emër të LSDM-së dhe mandatarit Zoran Zaev, të dielën në mbrëmje në Kuvendin e Maqedonisë dorëzoi propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate propozimi së bashku me programin qeveritar u arkivuan nga zyrtarët e Kuvendit. Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button