Sting në tetor vjen në Shkup

Një nga emrat më të mëdhenj muzikor, Sting, më 15 tetor të këtij vitit do të mbajë koncert në Shkup në arenën “Boris Trajkovski”.

Koncerti mbahet në suaza të turneut të tij botëror “57th&9th” me rastin e albumit me emër të njëjtë.

Sting, së bashku me Roling Stouns, Brus Springstin, Ju-tu, Depesh mod, Koldplej… , është përfaqësues i së ashtuquajturës listës A të artistëve nga sfera e muzës rok.

Sting tashmë është në turne promovuese botërore nga shkurti i këtij viti, në të cilin i përfshin të gjitha kontinentet. Një pjesë të verës e ka rezervuar për Evropën, ndërsa në fillim të shtatorit performon në Amerikën Jugore, ndërkaq në Evropë sërish kthehet me një seri të koncerteve nga mesi i shtatorit deri në fund të tetorit.

Në këtë turne, Sting performon disa këngë nga albumi i ri, si dhe hitet më të mëdha nga karriera e tij solo: “Fragile”, “Desert Rose”, “Fields of Gold”…, si dhe nga koha e grupit legjendar Polis:  “Message in the bottle”, “Walking on the moon”, “Every breath you take”…

Atë në këtë turne e shoqërojnë Dominik Miler (kitarë) Xhosh Fris (bateri), Rufus Miler (kitarë). Si mysafir special në Shkup, si dhe në tërë turneun me shoun e tij para perforimit të Sting, do të performoj edhe Xho Samner, informon organizatori i koncertit, Avalon produksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button