Si u neglizhua terroristi i sulmit në Mançester

Shërbimet sekrete britanike “MI5” kane nisur hetimet per te shqyrtuar sesi autoritetet vlerësuan paralajmërimet nga publiku, se kamikazi i Mançesterit, Salman Abedi përbënte kërcënim. Zyrtarët britanikë konfirmuan se shërbimet e sigurisë do të ekzaminojnë pretendimet që ishin bërë për 22-vjeçarin para sulmit të së hënës së kaluar.

Mediat kane raportuar se ka patur te paktën 3 paralajmërime per pikëpamjet e tij ekstremiste dhe per kete arsye, shërbimet sekrete po hetojnë per neglizhence te terroristit. Zyrtaret britanike kane deklaruar se Abedi ishte mes personave nen mbikëqyrje, por ende është e paqarte sesi ai ka mundur t’i shpëtojë mbulimit te shërbimeve te sigurisë, duke ndërtuar fillimisht ne nje apartament te marre me qira bombën artizanale, per te realizuar me pas sulmin kamikaz ne Mançester Arena qe solli 22 viktima.

Nje tjetër person, bashkëmoshatar i atentatorit është arrestuar kete te hene dhe po merret ne pyetje. Ne total, nje jave pas ngjarjes, 14 persona jane prangosur dhe po merren ne pyetje per te zbardhur rrjetin terrorist te ISIS.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button