Rama-emigrantëve: 25 qershori, hera e fundit që s’votoni aty ku jetoni

Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar plotësisht emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, komunikimin e tij të përjavshëm javor.

Rama u premtoi emigrantëve se kjo do të jetë hera e fundit që ata nuk mund të votojnë nga aty ku ndodhen, pasi sipas tij qeveria ka nisur një punë kolosale për të regjistruar të gjithë shqiptarët jashtë vendit për të cilët në çerek shekulli s’u kujtua askush.

“Këtë komunikim javor do t’jua kushtoj atyre që e kanë të pamundur të udhëtojnë për të hedhur votën e tyre për PS dhe për t’u ndarë nga e shkuara pa rregulla. Kjo është hera e fundit kur ju nuk mund të votoni nga ku ndodheni. Ne kemi nisur punën kolosale për të regjistruar shqiptarët jashtë vendit, të cilët për çerek shekulli nuk i numëroi kush dhe nuk i deshi kush në zgjedhje. Pa ju Shqipëria s’do t’i kishte mbijetuar dot rrënimit ekonomik e social në vitet e panumërta të tranzicionit. Shqipëria s’do të kishte të ardhmen dhe s’do të ishte pasuruar me suksese të panumërta njerëzish si ju që u bëtë qytetare të respektuar të vende të ndryshe të botës. Iu jam shumë mirënjohës për gjithçka bëni, nga ju marr energji dhe forcë për të udhëhequr reformat e rëndësishme për vendi”, tha ndër të tjera Rama.

Ndryshe nga herët e kaluara, komunikimin javor, Rama e ka realizuar gjatë vizitës në Qarkun e Elbasanit dhe jo nga zyra e tij në Kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button