Shkupi do të kërkojë shpëtimin me balotazh

Liga e Parë e Maqedonisë në futboll, vetëm një javë para përfundimit, ka mësuar të gjitha të fshehtat e saj. Kur dihej shumë më herët për kampionin dhe ekipet që do të garojnë në Ligën e Evropës, sot është mësuar se Pobeda mbetet direkt në Ligën e Parë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa Shkupit do ti duhet që përmes balotazhit me Novacin të kërkojë të mbetet në mesin e ekipeve më të mira.

Në derbin e javës që nuk vendosje asgjë, dy ekipet nga Tetova Renova dhe Shkëndija ndanë pikët duke shënuar nga katër gola, ndërsa Shkupi humbi në Kratovë nga Sileksi me rezultat minimal 1:0, por nuk la më dilema që të shpresojë në javën e fundit për mrekulli.

Në ndeshjet tjera Vardari e ka mundur Pelisterin me rezultat 2:3, ndërsa anëtarët tani të rinj të Ligës së Dytë, Makedonija Gj.P dhe Bregalnica luajtën një ndeshje me shumë gola të shënuar, ku fituan nikoqirët me rezultatin 5:3.

Kampionati i Maqedonisë përfundon të mërkurën, ku do të takohen: Bregallnica – Rabotniçki, Vardari – Sileksi, Shkëndija – Pelisteri, Pobeda – Renova dhe Shkupi – Makedonija Gj.P., të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button