Suhejl Fazliu kandidat i RDK-së për ministër të vetqeverisjes lokale

Rilindja Demokratike Kombëtare me unanimitet të plotë vendosi që për kandidat të ministrit të vetëqeverisjes lokale të jetë kandidati i RDK-së që vjen nga dega e Shkupit, Suhejl Fazliu. Kryesia qendrore e partisë u përcaktua për një kandidat relativisht të gjeneratës së re, me bindje të plotë se  Fazliu posedon kapacitet të jashtëzakonshëm të prezantoj denjësisht RDK-në, si një nga partnerët e koalicionit Aleanca për shqiptarët.
“Kandidati për ministër i vetqeverisjes lokale Suhejl Fazliu është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-së dhe ka përvojë të jashtëzakonshme në zhvillimin e metodave inovative të E-Qeverisjes, si një shërbim i rëndësishëm i komunikimit bashkëkohorë nëmes institucioneve të ndryshme të organizimit. Rilindja Demokratike Kombëtare i uron sukses Fazliu dhe jemi të bindët se koalicioni Aleanca për shqiptarët do të përfaqësohet denjësisht në qeverinë e re reformatore të udhëhequr nga Zaev.” shprehen nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button