Ferrari “pushton” Montekarlon

Sebastian Vettel fitoi Çmimin e Madh të Monakos dhe forcoi pozitat e tij në krye të klasifikimit për pilotë në Botërorin e Formulës 1.

Piloti gjerman i Ferrarit la pas shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen dhe pilotin e Red Bullit, Daniel Ricciardo, transmeton Top Channel. 

Ferrari kishte që nga viti 2010 (Çmimi i Madh i Gjermanisë) që nuk përfundonte një garë në vend të parë dhe të dytë, ndërsa suksesi në Monako i mungonte skuadrës italiane që nga viti 2001, me Michael Schumacher.

Vetëm në vend të shtatë Lewis Hamilton, i cili e sheh veten tashmë 25 pikë pas Vettelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button