Galaxy S5 problem me kamerë

Samsung filloi të shesë telefonin e saj të ri inteligjent Galaxy S5 para dy javësh, por si duket tek disa nga këto njësi që janë shitur është hasur një problem tek programi i kamerës.

Sipas The Verge shumë nga klientët që kanë blerë Galaxy S5 kanë përhapur fjalë në internet se kanë marrë mesazhe të tilla në pajisjet e tyre “Paralajmërim: Kamera Dështoi”, por nuk jepej ndonjë arsye.

Kur shfaqet ky mesazh tek telefoni, programi i kamerës fillon të mos funksionojë më dhe është e vështirë të rregullohet nga vetë klientët me mjete normale, si të instalojnë një tjetër aplikacion të kamerës. Samsung tha në një deklaratë “Ne kemi mësuar se në një numër të limituar të pajisjeve Galaxy S5 janë shfaqur papritur mesazhe të tilla si ‘Kamera Dështoi’.

Klientët mund të telefonojnë kompaninë tek numri 1-888-987-4357 për të rregulluar këtë problem. Klientët të cilët kanë blerë një telefon të ri inteligjent në një dyqan specifik gjithashtu mund të shkojnë atje dhe të marrin një version të ri pa asnjë kosto.” Megjithatë, Samsung nuk ka thënë akoma se pse shfaqet papritur ky virus dhe se sa njësi Galaxy S5 janë infektuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button