“Më fal oj nënë”, një ilahi nga Bunjamin Çajani (Video)

Një nga interpretuesit më të mirë të ilahijeve Adem Ramadani, veprimtarinë e tij e ka vazhduar kohëve të fundit duke punuar ilahi edhe për interpretues të rinj. Të fundit që kanë kënduar nga një vepër të Adem Ramadanit janë Erduan Hiseni dhe Bunjamin Çajani.

Ku I fundit, është shkupjani 18 vjeçar, Bunjamin Çajani I cili sot ka publikuar ilahin e tij të parë, e cila është përcjellur edhe me një videoklipi të ri me titull “Më faj oj nënë”.
Videoklipi i shkupjanit është me karakter fetarë, ndërsa tema është nga përditshmëria, jonë, ku të rinjtë nga dita në ditë po e humbin respektin ndaj prindërve të tyre.

Autori i tekstit Adem Ramadani, ka vënë në pah një dukuri, ku nëna që është më e merituara për fëmijët, nuk merr respektin e merituar, ndërsa në këtë rast rolin kryesor në këtë videoklip e luan aktorja e famshme nga Shkupi, Elhame Bilalli ndërsa në rolin e djalit është Alaudin Alili. 
Në vokal përcjellës është Adem Ramadani dhe Rrahman Kryeziu. Ndërsa videoklipin e ka realizuar produksioni  ‘MAF Production’. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button