Putin përmes telefoni ka biseduar me Rohanin për Sirinë dhe bashkëpunimin ekonomik

Presidenti rus, Vladimir Putin sot realizoi bisedë telefonike me homologun iranian, Hasan Rohani. Dy liderët e kanë nënvizuar domosdoshmërinë prej më shumë angazhimeve të përbashkëta për zgjidhjen e krizës siriane dhe i kanë shqyrtuar marrëdhëniet ekonomike, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar kumtesës së Kremlinit.

Putin, përveç asaj e ka uruar Rohanin për rizgjedhjen e tij në funksionin president i Iranit.

Kremlini precizoi se çështjet ekonomike, të cilat janë diskutuar midis liderëve kanë përfshirë edhe projekte të përbashkëta në sektorin e naftës dhe të gazit, si dhe projektet bërthamore për qëllime paqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button