Ronaldo kërkon që Real Madridi ta shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo dëshiron që me Real Madridin të bëjë historinë. Real Madrid më 3 qershor zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, në Kardif.

Mbretërit janë kampion në fuqi të kësaj gare, dhe do të kërkojnë mbrojtjen e titullit, për t’u bërë skuadra e parë e fiton Ligën e Kampionëve dy herë radhazi.

“Ky është një qëllim që të gjithë lojtarët duan ta arrijnë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Ne duam ta bëjmë historinë, dhe nëse fitojmë në finale, do të jemi ekipi i parë që e fitojmë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve në këtë format. Kjo është një ambicie dhe një ëndërr për ne”, ka shtuar ai.

“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi Real Madrid, dhe kemi një mundësi të mirë për ta fituar këtë garë”, ka thënë portugezi, që në Ligën e Kampionëve ka shënuar mbi 100 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button