Afganistan: Në një sulm vetëvrasës vriten të paktën 18 persona
Të paktën 18 persona e humbën jetën, kryesisht civilë, në sulmin e sotëm vetëvrasës me një automjet-bombë në Afganistanin lindor, të kryer ndaj një karvani të forcave lokale për siguri, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Zëdhënësi precizoi se cak i sulmit ka qenë një grup i sigurimit të forcave amerikane në provincën Host. Shumica e viktimave janë civilë. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmorën talebanët, por zëdhënësi i tyre kumtoi se janë vrarë 22 persona.
Në një sulm tjetër, në afërsi të stacionit të autobusëve dhe stadiumit, janë lënduar gjashtë civilë, në mesin e së cilëve dy fëmijë.
Në luftimet midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve jetën e humbën edhe të paktën 36 persona gjatë ditës së parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në provincën veriperëndimore Bagdis, kryengritësit i kanë sulmuar forcat e sigurisë, me ç’rast janë vrarë 22 kryengritës, gjashtë ushtarë dhe tetë civilë, kumtoi zëdhënësi i guvernatorit të krahinës. Janë lënduar 33 kryengritës dhe 17 civilë.