Bejta mbledh kryesinë e degës: Qeveria reformatore, shpresë për gjeneratat e reja

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dega në Gostivar, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari i degës dhe njëherësh edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta njoftoi anëtarët e kryesisë mbi ecurinë e formimit të qeverisë së re reformuese.

Dega e Gostivarit, tha kryetari Nevzat Bejta e quan privilegj zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, duke shtuar që Gostivari po prezantohet denjësisht në nivelin qendror.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta shprehu bindjen që qeveria reformatore shumë shpejt do të fillon punën, dhe se inkuadrimi në NATO dhe BE do të jetë vetëm çështje kohe. Kështu, tha Bejta, në vendin tonë do të instalohen vlerat demokratike, liria, drejtësia dhe barazia për të gjithë pa përjashtim, duke mos pasur vend për diskriminim mbi bazën etnike dhe fetare.

“Vetëm kështu, ne sigurojmë të ardhmen e sigurte për gjeneratat e reja, që ata ta shohin vendlindjen si vendin me perspektivë për jetën e tyre”, tha mes tjerash Bejta.

Gjatë mbledhjes e cila kaloi në frymë dhe debat konstruktiv, ishte konstatim i përbashkët që sfida e radhës e degës së Gostivarit do të jetë mbajtja e zgjedhjeve lokale, prandaj, të organizuar denjësisht ashtu si edhe në të kaluarën, familja e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim- BDI, do të shënon fitoren e radhës në Komunën e Gostivarit, njofton . Shërbimi për Informim, i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, dega Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button