Agjenti në Kuvend, MPJ kërkoi shpjegim të hollësishëm nga ambasadorja serbe

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) sot deklaruan se në takimin me ambasadoren e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq është shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për shkak të pranisë së palejuar të diplomatit të akredituar të vendit në Kuvend gjatë kohës së sulmeve në Kuvend me 27 prill. Nga ajo, siç deklaruan nga MPJ-ja, është kërkuar shpjegim të detajuar për shkaqet dhe rrethanat për praninë e tij, nnjofton Portalb.mk.

“Megjithatë, është treguar se aktiviteti i tillë i personit të caktuar nuk kontribuon për forcimin e besimit ndërmjet veti si dhe për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të mira fqinjësore. Njëkohësisht, është shprehur pritje se në komunikimin e mëtejmë ndërmjet veti të organeve kompetente të të dy shteteve do të shpjegohen dhe konfirmohen të gjitha rrethanat për rastin dhe si rrjedhojë do të merren të gjitha aktivitetet përkatëse, në pajtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare”, theksojnë nga MPJ-ja.

Divjak Tomiq, sipas MPJ-së, i ka konfirmuar angazhimet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes të dy shteteve fqinje, ndërsa janë treguar edhe qëndrimet dhe shpjegimet për deklaratat e mëtejme të kryeministrit dhe kryetarit të ri të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Ndryshe, bëhet fjalë për Goran Zhivaleviqin, i cili është ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –AIS, ndërsa tash është zyrtar i cili punon në ambasadën në Shkup tashmë në mandatin e tretë. Ai ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet me grupën e turmës dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të Tellmës dhe Kohës ai aty edhe është fotografuar.

Goran Zhivaleviq për televizionin Tellma ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Kuvend pas detyrës zyrtare që të shoh se në incident a kanë marrë pjesë edhe persona nga Serbia, tifoz ose ekstremist.

LEXO: Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend

LEXO: Zaev: Me Viçiqin nuk kemi biseduar për agjentin e Serbisë, por për bashkëpunim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button