Lamborghini SUV të prodhohet në Sllovaki?

Sipas informacioneve më të fundit, modeli i ardhshëm i SUV Lamborghini i bazuar në konceptin Urus, do të prodhohet në fabrikën e Volkswagen në Bratislavë.

Burime brenda Volkswagen bëjnë të ditur për “Automotive News”, se prodhimi i veturës do të filloi në vitin 2017 në fabrikat e Sllovakisë, kurse në treg pritet të jetë i dipsponueshëm në vitin 2018.

Në Bratislavë tashmë prodhohen tre modele të SUV nga grupi i Volkswagen, siç janë Porsche Cayenne, Audi Q7 dhe Volkswagen Touareg, kurse në një të ardhme të afërt pritet të prodhohet pjesërisht edhe modeli SUV i Bentley.

SUV i Lamborghini do të ndajë platformën e njëjtë me gjeneratën e re të modelit Cayenne, Q7 dhe Touareg. Prodhimi serik nuk do të dallojë shumë në dizajn nga koncepti Urus, të cilin Lamborghini e pati prezantuar vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button