Shkup, një këmbësor dhe dy shoferë të lënduar rëndë

Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 47 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button