Mandati i PSP-së dhe skenarët e mundshëm rreth këtij procesi

Më 18 qershor skadon mandati i Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuzë dhe njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë që ky mandat duhet të vazhdohet, me qëllim që të zbardhen rastet e krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit nga politikanët.

Profesoresha universitare Besa Arifi sqaron për Portalb.mk se mandati i PSP duhet të vazhdohet si dhe aktakuzat tani më të ngritura nga ky institucion në procedohen deri në fund.

“Nëse vazhdon mandati i PSP bie rasti për tu amnistuar kriminaliteti i politikanëve dhe unë shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhë, d.m.th. të gjendet mënyrë formale që mandati të vazhdojë. Mirëpo ajo që duhet pasur parasysh është se qeveria e re është për të ngritur akuza të reja që d.m.th. se këto akuzat tani më të ngritura duhet gjithsesi të procesohen dhe deri në fund të Qershorit do të ngrihen akuza të reja, të cilat PSP-ja i ka hetuar. Formalisht ajo që shpresoj që do të bëhet në kuadër të Parlamentit duke sjellë interpretim autentik për nenin që ka të bëjë me mandatin për të ngrit aktakuza ose eventualisht do të ishte një zgjidhje më adekuate dhe më e shpejtë me anë të votimit në gjykatën kushtetuese dhe të shpalljes së këtij neni antikushtetues sepse kemi sqaruar disa herë se është shumë i papërshtatshëm dhe jokompatibil me ndjekjen penale të cilën e parasheh ligji për procedurë penale dhe duke u nisur prej kësaj krijohet një pabarazi mes qytetarëve që duhet ta çmojë gjykata kushtetuese dhe si të tillë ta heq këtë nen nga ligji i PSP-së”, tha për Portalb, Arifi.

Ajo shtoi se kur prokurori ka të dhëna dhe dëshmi se është kryer një vepër penale, ai është obliguar që me ligj të ngre aktakuzë, kështu që ky është parimi bazë i funksionimit të prokurorisë.

“Gjithashtu duhet të merret bazë parimi sipas të cilit funksionon çdo prokurori qoftë ajo e rregullt apo speciale, ky është parimi i legalitetit, d.m.th. kur prokurori ka të dhëna dhe dëshmi se është kryer një vepër penale, ai është obliguar që me ligj të ngre aktakuzë, kështu që ky është parimi bazë i funksionimit të prokurorisë. PSP duhet domosdo të vazhdojë me hetime dhe aktakuza mu për shkak të parimit të legalitetit”, shton Arifi.

Ish kryetari i Gjykatës kushtetuese, Trendafil Ivanovski thotë për Portalb.mk se PSP duhet të përfundojë procedurat e nisura që d.m.th. ajo të vazhdojë punën e saj dhe pritet që qeveria e re pasi të formohet të ngreh mekanizëm që të vazhdojë mandatin e saj.

“Përgjegjësit e krimit të pushtetit të kaluar vazhdojnë të mos heqin dorë nga krimet e bëra, ata insistojnë që ky institucion të mos funksionojë gjithashtu nuk e njohin. PSP duhet të përfundojë procedurat e nisura që d.m.th. ajo të vazhdojë punën e saj dhe pritet që qeveria e re pasi të formohet të ngreh mekanizëm që të vazhdojë mandatin dhe unë mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë. Të gjitha këto procedurat që janë shpalosur nga PSP duhet të përfundojnë dhe mbështetje do të kenë nga ndërkombëtarët të cilët tërë kohën apelonin për vazhdim mandati. Pritjet e politikanëve kriminel janë që ata të amnistohen dhe ky është një proces tjetër se si do të shkojnë punët”, tha për Portalb Ivanovski.

Ai shtoi se nuk do të kishte kuptim të krijohet PSP nëse do të kishte amnesti për të akuzuarit.

“Ne ende nuk kemi asnjë të gjykuar nga lëndët e dala nga PSP, përveç aktakuzave që janë në një fazë dhe prandaj mendoj që është shumë herët të bisedohet për ndonjë proces gjykimi apo ndonjë amnestimi. Megjithatë së pari priten gjykime dhe më pas vendoset fati i kriminelëve. Nuk do të kishte kuptim të krijohet PSP nëse do të kishte amnesti për të akuzuarit. Sepse ky institucion u krijua për përgjegjësi të politikanëve ndaj krimeve të bëra gjatë keqpërdorimit të pushtetit”, shtoi Ivanovski.

Ndryshe, PSP vazhdon punën e saj për të hetuar krimin dhe korrupsionin e dalë nga bisedat e përgjuara që i bëri publike lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të ashtuquajtura “bomba”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button