Obama në Berlin është pritur so yll roku

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, i cili sot arriti për vizitë në Gjermani, në Berlin u prit si yll roku.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, gjatë debatit publik para Portës së Branderbergut, në të cilin mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Merkel, ish-presidenti i SHBA-së edhe krahas motit të vrenjtur e mbështetën mijëra njerëz.

Obama, i cili në Berlin arriti për nder të shënimit të 500 viteve të reformimit në Kishën katolike, e lavdëroi rolin e Merkelit në politikën botërore dhe e quajti “partnerin e preferuar”.

Vizita e Obamës në berlin, edhe krahas asaj që ai nuk është president aktiv, ishte mbuluar me masa më të larta të sigurisë. Në qiellin mbi Berlin vazhdimisht fluturonin helikopterë, ndërsa në kulmet e shumë ndërtesave në qendër të qytetit në afërsi të Portës së Branderburgut ishin vendosur snajperistë.

Gjatë debatit, Obama e sulmoi ashpër planin e pasardhësit të tij, Donald Tramp për ndërtimin e murit ndrejt Meksikës dhe e lavdëroi merkelin për punën e saj të jashtëzakonshme në zhvillimin e demokracisë liberale.

Обама Берлин 2

Sipas tij, ajo është një ndër luftëtarët më të rëndësishëm kundër nacionalizmit dhe ksenofobisë.

Në mediumet gjermane vizita e Obamës ninterpretohet edhe si mbështetje e hapur e Obamës ndaj merkelit, e cila me partinëe  saj në shtator merr pjesë në zgjedhjet federale parlamentare.

Para arritjes së Obamës në berlin, autoritetet gjermane arrestuan katër aktivistë potencialisht të rrezikshëm islamistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button