Bardhi i Ujpestit dhe Iseni i Shkupit në Top-20 më të mirët në Evropë

Portali më i madh i futbollit në Holandë, “Voetbalzone”, ka radhitur në mesin e 20-të futbollustëve më të mirë nga Evropa Lindore futbollistët shqiptar, Enis Bardhin dhe Besar Isenin, si dhe maqedonasin Kristijan Filipovski, ndërkohë vendin e parë e ndajnë Maqedonia dhe Rusia me nga tre futbollistë.

Enis Bardhi i cili luan për Ujpestit e Hungarisë tani më kohë të gjatë është në mesin e futbollistëve më të mirë evropian, ndërsa këtë e kishte bërë edhe gazeta prestigjioze spanjolle “Marca”, e që së fundmi e bënë edhe gazetarët holandez, të cilët shpesh herë ishin pjesë në tribunat e FC Shkupit ku e kanë parë nga afër lojën e talentit të madh Besar Isenit.

Përparimi i madh tek gjeneratat e reja e ka vërtetuar edhe vet kualifikimi i reprezentacionit U21 në KE Poloni që mbahet këtë verë, që për herë të parë Maqedonia është pjesëmarrëse në një ngjarje të tillë.

Në TOP 20 të futbollistëve më të talentuar të Evropës Lindore, sipas “Voetbalzone” janë:

Enis Bardhi, Besar Iseni, Kristijan Filipovski nga Maqedonia. Aleksej Mirançuk, Vjaçesllav Karavev dhe Vjaçesllav Podbjerskin nga Rusia, Kshishtiv Pjatek dhe David Kovnjaçki nga Polonia, nedim Haxhiç dhe Haris Duljeviç nga Bosnja, Ante Çoriq dhe Filip Benkoviq nga Kroacia, Kula Zahoviq nga Sllovenia, Nikolla Milenkoviq nga Serbia, Viktor Kovalenko nga Ukraina, Andrej Ivan nga Rumania, Mirosllav Kaçer nga Sllovakia, Pavel Savicki nga Bjellorusia, Gjorgji Harashvili nga Gjerogjia dhe Vahan Biçkhjan Ermenia. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button