Ahmeti: Pikat kryesore të Platformës Shqiptare janë të përfshira në programin qeveritar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti mbrëmë bëri me dije se në programin qeveritar të Maqedonisë janë të përfshira pika kryesore të Platformës Shqiptare dhe se për të tjerat do të ngritet iniciativë për diskutim publik, njofton Portalb.mk.

“Sa i takon Platformës Shqiptare, ajo paraqet deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare. Nuk besoj se paraqet rrezik ose anashkalim të çështjeve që kanë të bëjnë me perspektivën dhe stabilitetin e vendit. Ajo është në të mirë të Maqedonisë dhe rajonit dhe se përfshin çështje të rëndësishme siç është anëtarësimi në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë për të gjitha rajonet. Pikat kryesore të asaj platforme janë të përfshira në programin qeveritar. Por ka çështje në atë deklaratë, nuk është fshehtësi që do të ngriten si iniciativa për diskutim publik”, tha Ahmeti.

Përndryshe, Platforma Shqiptare qe pengesë edhe për marrje të mandatit të Zoran Zaevit nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Me të dorëzuar garancën e kërkuar për mbrojten e unitaritetit të Maqedonisë, Zaev u bë mandatar për Qeverinë e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button