Angellovski u dërgoi ftesë vetëm tre shqiptarëve

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës, kur fillimisht do të luajë miqësore me Turqinë dhe më pas ndeshja kualifikuese për KB Rusi 2018 ndaj Spanjës. Në listën e Angellovskit u gjetën tre debutues, Amel Rustemovski për të cilin interesohet Zvicra dhe Elif Elmaz për të cilin interesim ka shfaqur Turqia si dhe Jani Atanasov. Angellovski mes tjerash ka thënë se Maqedonia, nuk mund ti kanoset Spanjës, por nuk dëshiron që skuadra e tij në fushë të del me flamur të bardhë.

“Dua që futbollistët e mi të jenë në nivelin e ndeshjeve të mëparshme. Në këto ndeshje të futen me vetëbesimi dhe të japim më të mirën nga vetja. Ne nuk jemi reprezentacion që mund ti kanoset Spanjës, por në asnjë moment nuk dua të jemi skuadër e cila në fushë do të dalim për të humbur që në fillm”  tha Angellovski.

Në mesin e 21 futbollistëve të ftuar, në listën e Angellovskit janë vetëm tre shqiptarë, Besart Ibraimi, Ferhan Hasani dhe Ezgjan Alioski.

Portier: Stole Dimitrievski, Filip Gaçevski, David Mitov

Mbrotje: Stefan Ristovski, Daniel Mojsov, Kire Ristevski dhe Kristijan Toshevski

Mesfushë: Stefan Spirovski, Ferhan Hasani, Ostoja Stjepanoviq, Dushko Trajçevski, Ezgjan Alioski, Elif Elmaz, Darko Çurlinov, Jani Atanasov

Sulm: Goran Pandev, Ilija Nesterovski, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Besart Ibraimi, Amel Rustemovski.

Grumbullimi i reprezentacionit të Maqedonisë për ndeshjen me Turqinë dhe Spanjën do të bëhet me 30 maj, ndërsa në katër ditët e para do të punojë me shumë mungesa. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button