Sulmuesit e Kuvendit e pranuan fajin, presin dënim më të lehtë

Nëntë të akuzuarit që shkaktuan dhunë në Kuvend me 27 prill sot në Gjykatë e pranuan fajin dhe pas të cilit pritet të marrin dënim më të lehtë. Në çdo moment Gjykata duhet të sjellë aktgjykim pas kësaj lënde, njofton Portalb.mk.

I akuzuari Angelle Zafirovski nga Shtipi i njohur si Bate Gelle, sot së pari e mohoi fajin, por më vonë e pranoi.

Disa policë të dëmtuar sot u shprehën se nuk heqin dorë nga kërkesa për dëmshpërblim dhe për atë janë përfshirë në procesin e mëtejshëm të ndjekjes nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa disa kolegë të tyre hoqën dorë nga kërkesa për dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button